Sport Ndërkombëtar

Tuchel e quan Kanten lojtarin më të mirë te Chelsea

N’golo Kante njihet si njëri nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollit.

Francezi shtatshkurtër ka aftësi të shkëlqyera defanzive, lexon mirë lojën dhe di të kryejë punën e dhënë nga trajneri.

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel ka komentuar rreth cilësisë dhe rolit të Kante-s në skuadër, raporton Fabrizio Romano.

“Unë mendoj se ai është lojtari ynë kryesor – por lojtarët kyç, kyç duhet të jenë në fushë dhe ai luan vetëm 40% të ndeshjeve. Ai është Mo Salah, van Dijk ynë. Ai është Kylian Mbappé ynë”, kishte thënë Tuchel.

31 vjeçari ka bërë 25 paraqitje për “Blutë” këtë edicion në Premierligë, ku ka shënuar dy gola dhe katër asistime.

Ngolo Kante me titullin e Premierligës

Kontrata që e mban atë në “Stamford Bridge” i skadon në qershor të vitit 2023.

Ai është kampion I dyfishtë i elitës së futbollit anglez, më 2016 me Leicester City-n dhe në 2017 me Chelsea-n.

Aktualisht, vlera e tij në treg arrin në shifrën e 50 milionë eurove, sipas “transfermarkt”. /Shqip.com