Presidentja Osmani përkujton 23- vjetorin e Masakrës së Dubravës

E para e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën e Dubravës.
Në masakrën e Burgut të Dubravës regjimi gjenocidal serb prej datës 19 deri me 24 maj 1999 vrau 160 të burgosur shqiptar dhe plagosi mbi 300 të tjerë.
‘’Pllaka me emrat e të vrarëve e vendosur në hapësirën e Burgut të Dubravës do të jetë dëshmi e përhershme e egërsisë së regjimit gjenocidal serb, i cili mbajti padrejtësisht në burg shqiptarët, e më pas i ekzekutoi barbarisht. Ky krim makabër mbetet ende i pandëshkuar. Ka dëshmitarë të mbijetuar, ndaj drejtësia duhet ta bëj punën e vetë duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë. Lufta jonë për liri dhe shtet do të vuloset kur drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet që ka bërë regjimi serb”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

Sot shënohet 23 vjetori i Masakrës së Dubravës./Shqip.com