Kulturë

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve u lansua programi kombëtar i Muzeve në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

18 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Kosovës.

Në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës u prezantua programin Kombëtar i Muzeve në Kosovë.

Kjo nismë sipas ministrit Hajrulla Çeku, synon fuqizimin e institucioneve të muzeve dhe zhvillimin e një vizioni të përbashkët për ruajtjen, interpretimin dhe promovimin e veprimtarisë krijuese nga e kaluara si dhe edukimin e gjeneratave të reja për rolin e tyre.

“Në kuadër të programit gjatë viteve 2022-2023 kemi paraparë hapa konkret që do të kontribuojnë në krijimin e një baze legjislative, programore dhe kapitale për zhvillimin e muzeve në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Çekut, në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, ka filluar rregullimi i bazës ligjore në fushën e kulturës, ku përfshihen dhe trajtohen edhe muzetë.

“Në këtë kontekst, së bashku me ekipin punues të profesionistëve nga kjo fushë, kemi filluar me studimin e gjendjes ekzistuese të fushës së muzeve në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje, thuhet se Ministria e Kulturës, gjatë këtij viti do të filloj hapat për inventarizim të fondit muzeal i cili gjendet në muzetë e Kosovës, me qëllim që secili artefakt e objekt i cili gjendet në koleksionet e muzeve, të jetë i dokumentuar dhe i regjistruar në Bazën e të dhënave të trashëgimisë kulturore.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, gjithashtu mbahet ekspozita “Na ktheni në shtëpi”, ku do të shfaqen fotografitë e artefakteve të Kosovës që mbahen në Serbi.