Ministrja Haxhiu nuk e komenton vendimin e Gjykatës Speciale për Nasim Haradinaj e Hysni Gucatin

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me katër vite e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh Hysni Gucatin dhe Nasim Hardinaj.

E këtë vendim nuk e ka komentuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se ende nuk e ka parë sesi ka rrjedh seanca pasi ishte në një aktivitet, por shtoi se pasi ta shikojë, do të dalë me qëndrim.

“Sapo ta shoh situatën sesi ka rrjedh natyrisht se do të kemi edhe qëndrime”, ka thënë Haxhiu.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, u akuzuan për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./Shqip.com