LIVE: Avokati i akredituar nga Specialja: Gucati dhe Haradinaj kanë të drejtë ankese prej 15 ditësh pas aktgjykimit nga Specialja

Pas shpalljes fajtor nga Gjykata Speciale, ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe ish-nënkryetari Nasim Haradinaj kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit pranë Dhomave të Specializuara.

Kështu ka thënë për SHQIP.com, avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Skender Musa.

Musa në një përgjigje për SHQIP.com, ka thënë se palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh.

“ Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj pas vendimit që është marrë, kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh. Kjo pasi, vendimi i marrë është i shkallës së parë”, tha ai.

Ndërsa, sqaron se Gucati dhe Haradinaj mund të ankohen në Gjykatën e Apelit pranë dhomave të Specializuara.

“ Avokatët e Haradinajt dhe Gucatit kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit të Dhomave Speciale”, u shpreh ai për SHQIP.com.

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Skender Musa

Theksojmë se Gjykata Speciale sot ka dhënë aktgjykimin përfundimtar ndaj Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit.

Speciale i ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim ish-kryetarin dhe ish-nënkryetarin e OVL-UÇK-së.

Sipas Speciales, ata akuzoheshin se në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator 2020 dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor 2020.

Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu./Shqip.com

Mbrojtja e Gucatit reagon pas Aktgjykimit: Është i gabuar, do ta apelojmë që ta përmbysim
Hysni Gucati në Hagë

Mbrojtja e Hysni Gucatit ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Speciales.

Në një deklaratë për media të ekipit mbrojtës të ish-kreut të OVL-UÇK-së thuhet se dënimi i shqiptuar është përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara dhe se do të ushtrojnë ankesë kundër dënimit.

“Ekipi i mbrojtjes i z.Gucati, e ndan mendimin se aktgjykimi i sotshëm është i gabuar dhe ne do ta apelojmë që ta përmbysim atë. Për më tepër, ne e ndajmë mendimin se dënimi i shqiptuar është dukshëm i tepërt dhe përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara në ndonjë tjetër rast të krahasueshë. Ne poashtu do të ushtrojmë ankesë kundër dënimit”, thuhet në deklaratë.

Poashtu, në deklaratë thuhet se aktgjykimi fajësues me gjasë do ta lë në burg Gucatin derisa prokuroria të mbyll rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në Dhomat e Specializuara.

“Në varësi të këtyre ankesave, pasoja e aktgjykimit fajësues dhe e dënimit të shqiptuar është se z. Gucati me gjasë do të ngelet në burg derisa prokuroria të mbyllë rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në dhomat e specializuara. Është aksiomatike që dënimi duhet të jetë proporcional me sjelljen e të akuzuarit dhe të mos llogaritet me referenca të orareve të rasteve tjera. Trupi gjykues deklaroi se vendimi i tyre është vendim i popullit të Kosovës. Populli i Kosovës e di se ku qëndron e vërteta. Populli i Kosovës e njeh historinë e vet. Ne nuk do të lejojmë që të rishkruhet historia. Aktgjykimi i sotëm nuk është fillimi i fundit-ky është vetën fundi i një fillimi”, thuhet në deklaratën e ekipit mbrojtës të Gucatit.

Theksojmë se Gjykata Speciale sot ka mbajtur aktgjykimin ndaj ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe ish-nënkryetarit të kësaj organizate Nasim Haradinaj.

Gucati dhe Haradinaj janë shpallur fajtor me 4 vite e 6 muaj burgim dhe gjobë prej 100 euro.

Avokati i akredituar nga Specialja: Gucati dhe Haradinaj kanë të drejtë ankese pas aktgjykimit nga Specialja
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Pas shpalljes fajtor nga Gjykata Speciale, ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe ish-nënkryetari Nasim Haradinaj kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit pranë Dhomave të Specializuara.

Kështu ka thënë për SHQIP.com, avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Skender Musa.

Musa në një përgjigje për SHQIP.com, ka thënë se palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh.

“ Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj pas vendimit që është marrë, kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh. Kjo pasi, vendimi i marrë është i shkallës së parë”, tha ai.

Ndërsa, sqaron se Gucati dhe Haradinaj mund të ankohen në Gjykatën e Apelit pranë dhomave të Specializuara.

“ Avokatët e Haradinajt dhe Gucatit kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit të Dhomave Speciale”, u shpreh ai për SHQIP.com.

Theksojmë se Gjykata Speciale sot ka dhënë aktgjykimin përfundimtar ndaj Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit.

Speciale i ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim ish-kryetarin dhe ish-nënkryetarin e OVL-UÇK-së.

Sipas Speciales, ata akuzoheshin se në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator 2020 dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor 2020.

Jashari: Edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët tonë
Ish kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka thënë se edhe një padrejtësi është bërë mbi çlirimtarët tanë.

‘’Me shqetësim mora lajmin që dy luftëtarët e Lirisë, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj, janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë’’ ka thënë Jashari.

Jashari është shprehur se ai ka qenë i bindur që Gucati dhe Haradinaj do të shpallen të pafajshëm.

‘’Duke qenë krenar me luftën dhe kontributin e tyre, duke besuar në drejtësi, isha i bindur që ata do të shpallën të pafajshëm dhe se Gjykata do të gjykojë drejtë dhe do të hulumtoj në tërësi dhe në mënyrë objektive rastin për të cilin janë akuzuar Gucati e Haradinaj’’ ka thënë Jashari.

Jashari uron që në Apel të përmirësohet ky gabim i bërë ndaj luftëtarëve të Lirisë./Shqip.com

Ilir Shaqiri reagon me këngë pas dënimit të Gucatit e Haradinajt nga Gjykata Speciale

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me katër vite e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh Hysni Gucatin dhe Nasim  Hardinaj.

Në lidhje për këtë ka reaguar edhe këngëtari, Ilir Shaqiri në një postim në Facebook ku ka shpërndarë një këngë të tij.

Ai ka shpërndarë këngën ‘Emblema e Lirisë” e cila i dedikohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse në mbishkrim e këngës ai i ka shkruar disa nga vargjet e saj.

“Kush hedh baltë mbi këto shkronja t’arta, harron së dielli s’mundet me u përlye, kush shfryn aq zellshëm mbi këto shenja t’shenjta dro i shembet qielli përmbi krye”

Ndryshe, Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, u akuzuan për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./Shqip.com

Krasniqi: Liria e popullit nuk është falur
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.

Sipas Krasnqit, liria e popullit nuk është falur.

‘’Liria e popullit tonë nuk është falur, por është fituar me gjak e sakrificë dhe lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, përballë një agresori pushtues e të pamëshirshëm, i cili ka provuar ta zhbëj identitetin dhe ekzistencën tonë’’ ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit kjo është e vërteta mbi të cilën na ka mbështetur qytetërimi perëndimor dhe bota demokratike dhe pjesë e kësaj të vërtete janë edhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Kjo e vërtetë nuk mund të ndryshohet e as nuk bën të harrohet.

Ai po ashtu ka thënë se bashkë ndjejnë me familjet Gucati dhe Haradinaj./SHQIP.COM

Gjykatësi i Speciales e kundërshton në disa pika aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt
Gjykata Speciale sot ka dënuar me nga 4 vjet e gjysmë Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.

Mirëpo me këtë vendim nuk po pajtohet Christoph Barthe.

Gjykatësi gjerman Christoph Barthe thotë se nuk mund të pajtohet me dy kolegët e tij në dy pika.

“Ndërsa jam dakord me kolegët e mi, nuk mund t’i ndjek në dy pika diskrete. Ato kanë të bëjnë me: (i) interpretimin e elementit subjektiv të veprës penale të kanosjes, siç përcaktohet në nenin 387 të Kodit Penal të Kosovës 2019 (“KPK”); dhe (ii) arsyetimin specifik të aplikuar për dënimin e dy të akuzuarve për veprën penale pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare duke marrë pjesë në një grup në përputhje me nenin 401 (2), (3) dhe (5) përveç veprës së pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare me kanosje të rëndë, sipas nenit 401 (1) dhe (5). Të dyja pikat, megjithatë, nuk ndikojnë në pajtimin tim të përgjithshëm me rezultatin e Aktgjykimit”, thuhet në opinionin e Barthe.

Por, gjykatësi Barthe është i bindur, sikurse kolegët e tij, se Gucati e Haradinaj kanë pasur qëllim t’i frikësojnë dëshmitarët.

“E thënë kështu, pasi unë dhe kolegët e mi jemi të bindur se të dy të akuzuarit kanë vepruar me një qëllim të tillë, shpjegime të mëtejshme në këtë pikë nuk janë të nevojshme”, shkruan ai.

Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu/Shqip.com

Ministrja Haxhiu nuk e komenton vendimin e Gjykatës Speciale për Nasim Haradinaj e Hysni Gucatin
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me katër vite e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh Hysni Gucatin dhe Nasim Hardinaj.

E këtë vendim nuk e ka komentuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se ende nuk e ka parë sesi ka rrjedh seanca pasi ishte në një aktivitet, por shtoi se pasi ta shikojë, do të dalë me qëndrim.

“Sapo ta shoh situatën sesi ka rrjedh natyrisht se do të kemi edhe qëndrime”, ka thënë Haxhiu.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, u akuzuan për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./Shqip.com

Ramush Haradinaj ka disa fjalë për Nasim Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se do ti thotë disa fjalë për Nasim Haradinaj.
‘’Do i them pak fjalë për Nasimin. Stërgjyshi i tij, Xhemajli i parë, pjesëmarrës në shumë luftëra kundër pushtuesve u vra në Gjakovë te kulla e Abdullah Pashë Drenit, në mbrojtje të Lidhjes së Prizrenit’’ ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinaj gjyshi i tij ka qenë pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri.

‘’Gjyshi i tij, Xhemali i dytë, pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri. Bashkëshortja e tij, gjyshja e Nasimit, ishte bijë e Tishukëve, familje e njohur atdhetare në Dukagjin e Kosovë’’ ka shkruar më tutje Haradinaj.

Pos për gjyshin e tij Haradinaj ka shkruar edhe disa fjalë për babain e Nasim Haradinaj.

‘’Babai i tij, Smajl Haradinaj, luftëtar i paepur për të drejtën e shqiptarëve, pjesëmarrës në lëvizjet antijugosllave dhe për bashkim me Shqipërinë, i burgosur politik mbi 20 vjet’’ ka thënë Haradianaj.

Bashkëluftëtarë Hysni e Nasim, qëndroni të fortë. Lufta për liri e shtet vazhdon ka shtuar më tutje Haradinaj./Shqip.com

Molliqaj: Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në
Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Moliqaj ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.

Sipas Molliqaj kjo gjykatë është bërë për të dënuar UÇK-në.

‘’Aktgjykimi dënues ndaj udhëheqësve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë as me të vërtetën. Asnjëra nga këto nuk mund të vijë nga Gjykata Speciale. Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në.’’ ka shkruajtur Molliqaj

Sipas Molliqaj nëse kjo Gjykatë është e Kosovës, atëherë ajo mundet dhe duhet të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës. Nëse nuk është e mundur, duhet ta trajtojmë si invazion institucional./Shqip.com

Klinaku paralajmëron protesta
Pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale ku Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati ka reaguar edhe Faton Klinaku- kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Faton Klinaku i OVL të UÇK-së, ka thënë se do të diskutojnë lidhur me protestat e mundshme pas vendimit të Speciales që dënoi Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn me nga 4 vjet e gjysmë burg për secilin.

“Në fillim kanë thanë të mos protestohet për shkak se këta shantazhuesit politik kanë thënë se drejtësia po pengohet. Edhe ata dëshmitarë që janë përmendur janë kriminelët serbë”, ka thënë Klinaku.

Sot gjatë ditës Gjykata Speciale ka dënaur me 4 vjet e gjysmë burgim Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.

Edhe Kryetari i trupit gjykues është shprehur se janë të bindur se Gucati e Haradinaj kryen vepër penale./Shqip.com

Kryetari i trupit gjykues: Jemi bindur se Gucati e Haradinaj kryen vepër penale
Po mbahet seanca ndaj Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit.

Kryetari i trupit Gjykues e ka nisur me akuza senacën e sotme duke u shprehur se Gucati dhe Haradinaj kanë kryer vepra penale.

Sipas prokurorisë, provat kundër Gucatit dhe Haradinajt janë shumë bindëse. Sipas ZPS-së, Haradinaj përmendi së paku 5 emrat e dëshmitarëve.

Po ashtu në paraçitje publike të akuzuarit sipas ZPS-së tërhoqën vëmendjen e publikut lidhur me emrat e dëshmitarëve.

Të akuzuarit sipas ZPS-së, dëshmitarët i kanë quajtur tradhtar e shpijunë. Këto deklarata janë bërë për të frikësuar dëshmitarët.

Gjykatësi po ashtu është shprehur se veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve e kanë sfiduar punën e Speciales./Shqip.com

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Haradinaj dhe Gucatit
Sot duke filluar nga ora 10:00, pritet të shpallet aktgjykimi përfundimtar ndaj Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit.

“Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 18 maj në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në shqip, serbisht ose anglisht përmes transmetimit në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Nga Gjykata Speciale u bë e ditur se ata akuzohen se në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator 2020 dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor 2020./Shqip.com