Dita Ndërkombëtare e Muzeve, me ekspozitën “Na ktheni në shtëpi”, Kosova kërkon artefaktet që janë marrë nga Serbia

18 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.
Dita Ndërkombëtare e Muzeve, zhvillohet pothuajse çdo vit. E krijuar nga ICOM (International Council of Museum – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) në vitin 1977.
Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.
Ndërkaq, çdo vit përcillet me një temë të caktuar e të ndryshme nga vendet e botës.
Në Kosovë, Dita Ndërkombëtare e Muzeve, sot organizohet ngjarja “Return us Home” (Na ktheni në shtëpi), në kuadër të të cilës do të hapet ekspozita me fotografitë e artefakteve të Kosovës që mbahen në Serbi.
Pjesë do të jetë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Kujtojmë që pjesa e artefakteve që janë marrë gjatë kohës së luftës nga Serbia janë në mbi 1650 eksponate.
Sipas drejtorit të Muzeut Kombëtar, Ajet Leci, janë marrë në vitet 1998-99 për një ekspozitë të përkohshme në Beograd.
Ndërkaq, nga këto 1650 eksponatë është kthyer vëtëm një, ajo e hyjneshës në fron./Shqip.com
