Kryeministri i Francës jep dorëheqje
Publikuar:
(16.05.2022 20:18:42)

Kryeministri francez, Jean Castex dha dorëheqjen të hënën.
Në një lëvizje të pritshme pas rizgjedhjes muajin e kaluar të Presidentit, Emmanuel Macron, i cili do të emërojë shpejt një zëvendësues.
Castex shkoi në pallatin presidencial të Elysee të hënën për të ofruar zyrtarisht dorëheqjen e tij, raporton Independent.
Në njoftimin nga Elysee u bë e ditur se Presidenti, Emmaunel Macron e pranoi dorëheqjen e Castex./Shqip.com