Publikohen votat e plota, kështu u votua për Shqipërinë në Eurovision

Ronela Hajati nuk ia doli ta çojë Shqipërinë në finalen e “Eurovision 2022”.
Këngëtarja shqiptare performoi e para në gjysëmfinalen e eventit evropian muzikor, por fatkeqësisht kënga “Sekret” nuk u vlerësua nga juria.
Eurovision ka publikuar rezultatet e të gjitha gjysmëfinaleve pasi ka përfunduar finalja.
Shqipëria në gjysmëfinalen e parë nga 17 shtete ka dalë e dymbëdhjeta me vota. Dhjetë shtetet e para kanë shkuar tutje.
Nga juritë e gjysmëfinalistëve të parë, Shqipëria ka arritur të marrë pikë vetëm nga Greqia, edhe pse 12 sosh. Asnjë juri e asnjë shteti tjetër nuk i ka dhënë pikë Shqipërisë.
Ndërsa nga publiku i gjysmëfinalistëve të parë, Zvicra i ka dhënë 8 pikë, Sllovenia 6, Bullgaria 1, Kroacia 2 pikë, Austria 2 pikë, Greqia 12 pikë, Armenia 2 pikë, Franca 5 pikë dhe Italia 8 pikë.
Kështu, në total Shqipëria ka marrë 58 pikë, të pamjaftueshme këto për kualifikim në finale./Shqip.com

