Kurti takohet me Shefin e Gradës Kombëtare të Iowa-s, u bisedua për përkushtimin e Kosovës për siguri në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Kosovës, i ka dhuruar një medalje Shefit të Gardës Kombëtare te Iowa-s, Benjamin Corell.
Kurti është mirëpritur së bashku me ministrin, Armend Mehaj, në zyrën e JFHQ-së nga gjenerali Corell.
Burimet për Shqip.com kanë bërë të ditur se disa nga pikat e diskutimit në këtë takim ishin situata gjeopolitike, lufta në Ukrainë, implikimet në rajon, përkushtimi i Kosovës për stabilitet dhe siguri në regjion.
Në këtë takim të pranishëm janë edhe pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët janë duke kryer trajnime në SHBA.

Aktualisht ne Iowa janë 22 pjesëtar të FSK-së që marrin pjesë në trajnime të ndryshme se bashku me ushtarët e GK se Iowa-s
Vitin e ardhshëm, planifikohet që Iowa të dërgojë njësitë e veta që të marrin pjesë në Ushtrimin Fushor “Defender Europe 23” që është ushtrim nën përgjegjësinë e Komandës Amerikanë për Evropë – EUCOM.
Kryeministri i Kosovës, ka zhvilluar takim me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds në ndërtesa e Kapitolit, Des Moines, IA.
Kurti gjithashtu ka marr pjesë në drekën e organizuar nga komuniteti i biznesit, e organizuar nga Partneriteti Greater Des moines, në ndërtesën e pasme në Klubin e Ambasadës.
Pas Iowa-s pritet që të udhëtoj në Chikago, Michigan dhe Uashington./Shqip.com