Lajme

Kjo është agjenda e Kurtit në Iowa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar takim me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds në ndërtesa e Kapitolit, Des Moines, IA.

Gjatë këtij takimi i pranishëm është edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ku njëra ndër pikat që po diskutohet është roli kyç i Iowa-s për ngritjen për ngritjen profesionale të FSK-së.

Si pika të rëndit për diskutim në këtë takim, burimet për Shqip.com bëjnë të ditur se janë situata gjeopolitike, lufta në Ukrainë, strehimi i refugjatëve afganë dhe oferta për të strehuar refugjatët nga Ukraina.

Pas këtij takimi, Kurti do të takohet edhe me sekretaren e Bujqësisë Mike Naig, në Departamentin e Bujqësisë dhe Administrimit të Tokës.

Në rend të ditës në Iowa, sipas burimeve të Shqip.com, kryeministri Kurti pritet që të merr pjesë në drekën e organizuar nga komuniteti i biznesit, e organizuar nga Partneriteti Greater Des moines, në ndërtesën e pasme në Klubin e Ambasadës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds

Nga ora 13:00 deri në 14:00, Kurti pritet të merr pjesë në hapjen e konsullatës së Shërbimeve.

Në ora 16:45 deri në ora 17:45, Kurti do të takohet me Presidentin e kolegjit, DMACC, Rob Denson.

Vizita e Kurtit në Iowa, pritet të përfundojë me një festë zyrtar në objektin e Qeverisë në Johnston.

Partneriteti në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gradës Kombëtare të Iowa-s veçohet pasi më 31 dhjetor 2022, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit.

Kontingjenti i FSK-së për 6 muaj ka shërbyer nën komandën e njësive të Iowa-s në Kuvaj, tani është duke u përgatitur kontingjenti i dytë që të i bashkëngjitet kontingjentit të Iowa-s në misionin në Poloni./Shqip.com