Rudiger: Benzema ka treguar vlerën e tij

Reprezentuesi gjerman, Antonio Rudiger, ka lavdëruar Karim Benzeman, pas paraqitjeve fantastike të francezit këtë stinor.
Benzema po kalon një nga stinorët më të mirë të karrierës në “Santiago Bernabeu”, pasi ka shënuar 44 gola në po aq ndeshje.

34-vjeçari ka marr lëvdata nga disa nga yjet më të madh të futbollit, si Mesut Ozil , Ronaldo dhe Bruno Genesio.
Rudiger, i cili pritet t’i bashkohet Madridit nga Chelsea këtë verë, është i fundit që ka lëvduar “bashkëlojtarin e tij të ardhshëm”, duke thënë për DAZN, se vlera e sulmuesit la dal në pah që mga largimi i Ronaldos.
“Sa kohë ka ai në Madrid tani, 12 vjet? Kjo i thotë të gjitha. Që kur Cristiano Ronaldo është larguar, ju e shihni vlerën e tij të vërtetë. Për mua ai është aktualisht sulmuesi më i mirë. Ai ka gjithçka, kuptimi i tij për lojën është i jashtëzakonshëm”.

Kontrata e mbrojtësit përfundon në verë dhe sipas disa raportimeve ai tashmë ka arritur marrëveshje me “Mbretërit”./Shqip.com