Protestojnë sërish punëtorët e KEDS
Publikuar:
(12.05.2022 08:19:35)

Punëtorët e KEDS do të vazhdojnë të protestojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Ata kanë një kërkesë të vetme. Ata po kërkojnë që paga e tyre të rritet për 100 euro.
Kjo grevë pritet të zgjasë tre ditë dhe ka nisur që nga dita e djeshme.
Protesta pritet të mbahet para objektit të KEDS-it. Greva sot pritet të zgjasë dy orë./Shqip.com