Lajme

Votohet vetëm për dy prej tre anëtarëve për Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Në seancën e Kuvendit të Kosovës është votuar për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Por prej tre anëtarëve për këtë këshill është votuar për vetëm dy prej tyre.

Është votuar vetëm për dy anëtarët nga ana e komuniteteve jo shumicë ndërsa për anëtarin e komunitetit shumicë është vendosur që të rishpallet konkursi.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nga komuniteti jo shumicë janë zgjedhur Nikolla Kabashiq dhe Adriana Milletiq nga anëtarët jo gjyqësorë në KGJK edhe me votat e Listës Serbe.

Kjo pasi asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur./Shqip.com