Akuzohet për skandalin e Dubait, flet Shqipe Hyseni

Kohëve të fundit është raportuar në media ndërkombëtare dhe është folur në rrjetet sociale për një fenomen të shpifur që thuhet se ekziston në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ky fenomen i quajtur si “Dubai Porta Potty” është një dukuri sadizmi e shprehur nga persona me pushtet, të cilët në këmbim të parave kërkojnë nënshtrim çnjerëzor të femrave.
Por duket se listës nuk i ka shpëtuar edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj.
Për këtë ka folur edhe Shqipe Hysenaj e cila ka qenë një vit më parë në Dubai.
Asokohe ajo u komentua se pushimet e saj janë financuar nga një sheik, teksa sot ajo thotë se ka shkuar me të vëllanë dhe me vete ka pas vetëm 5 mijë euro nga të cilat disa i kanë tepruar.
“Nuk ka jetesë të mesme në Dubai, aty është ose e ulët ose e lartë. Kam qenë me vëllanë. Nuk është se ka ndonjë shtrenjtësi të madhe për të shkuar në hotel. Flas për njerëzit që punojnë. Njerëzit që nuk punojnë është më e shtrenjtë. Unë 5 mijë euro i mora me vete dhe më tepruan. Doja të shikoja më shumë gjëra por nuk më doli koha. Doja 5 ditë të tjera. Qëndrova 10 ditë dhe shpenzova gati 5 mijë euro, pa jetë nate. Kur lëvizja në plazhe të tjera, kishte kosto ekstra”, shkruan ajo.
Ndryshe, ajo ka treguar se të hollat i fiton vet dhe nuk ka nevojë për financim./SHQIP.com