Marotta i Interit optimist për “La Joya-n”

Është i hapur të vendos për të ardhmen e tij.
Paulo Dybala do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, pasi kontrata me Juventusin skadon në qershor.
Shumë klube janë të interesuara për të, dhe një nga ta duket të jetë Inter, nga radhët e të cilëve foli drejtori ekzekutiv Giuseppe Marotta, raporton “Goal”.

“Paulo Dybala është një lojtar i madh dhe ai tani është i disponueshëm falas. Ne kemi shumë sulmues, por me siguri i vlerësoj aftësitë e tij”, tha ai.
Marotta komentoi edhe për gjendjen e Ivan Perisicit që në ndeshjet e fundit është në formë për klubin nga Milano.
“Ne jemi optimistë për të vazhduar kontratën e Ivan Perisiqit, ai dëshiron të qëndrojë dhe ndjenja është e ndërsjellë – ne jemi në të”, u shpreh “Beppe”.

Përndryshe, Dybala këtë sezon ka 15 gola dhe gjashtë asistime në 36 ndeshje në total për “I Bianconeri”.
Majtaku ishte transferuar në “Allianz” në korrikun e vitit 2015, për 41 milionë euro.
Kurse, vlera e tij aktuale në treg kap shifrën e 40 milionë soshëve, sipas “Transfermarkt“. /Shqip.com