Lirohet nga burgu këngëtarja Elsa Lila
Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e sotme nga burgu.
Lajmi është konfirmuar nga daja i saj avokati Saimir Visha në Syri tv.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para”, tha ai.
“Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”, tha më tej Visha.
Ndryshe, Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
E njëjta ishte arrestuar së bashku me 12 persona të tjerë, në mesin e tyre edhe disa boksierë që operonin në zonën e Acilias në Romë./SHQIP.com