Sport Shqiptar

Bad News Eagles marrin humbje nga ekipi rus foRze

Bad News Eagles

Bad News Eagles nuk morën më shumë se një humbje nga ekipi rus foRze.

Rezultati final i takimit përfundoi 16:7 në favor të rusëve, në kuadër të PGL Mayor.

Meçi u luajt në mapin de_inferno, me skuadrat që e nisën më baraz takimin e mbajtur në Antwerp të Belgjikës.

Bad News Eagles e nisën keq duke kaluar në disavantazh 3:0.

Mirëpo, djemtë u rikthyen me përmbysje 3:4 menjëherë.

Performancë të mirë pati rigoN dhe sinnopsyy, kurse për kundërshtarët më të mirët ishin Jerry dhe Norwi që u shpall MVP.

Gjithsesi rithimi nuk mjaftoi pasi ekipi rus mori hovin e madh duke çuar numrin në  16:7.

BNE nisën si “t-site” duke marrë gjashtë fitore në cilësi të terroristëve.

Kurse si ct-site ata arritën të merrnin vetëm një fitore.

Sidoqoftë, gara për ekipin tonë nuk përfundon këtu pasi që edhe nesër ata do të kenë dy ndeshje të tjera.

Shqip.com do t’iu sjellë më të rejat nga ekipi shqiptar BNE. /Shqip.com