Sport Shqiptar

Mësohet kundërshtari i radhës i Bad News Eagles

Vazhdon sot aventura e jashtëzakonshme e shqiptarëve në turneun më të madh të Counter Strike: Global Offensive.

Pas suksesit të arritur me mposhtjen e ekipit turk, Eternal Fire sot gjatë ditës, tani Bad News Eagles do të përballen me ekipin rus foRze.

Dueli do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45, në kuadër të turneut PGL Mayor që po mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Ekipi shqiptar ishte përballur edhe më herët me foRze-n, ku kishin korrur fitore 2:1 me map-a.

Përndyrshe, para këtij rundi BNE kishin mposhtur Eternal Fire në map-in De_Dust2 me rezultat 16:14, në një ndeshje dramatike.

Bad News Eagles vs forZe

Kurse, rusët kishin triumfuar ndaj skuadrës amerikane nga Detroidi, Renegades me shifrat 16:9.

Ndeshjen mund ta shikoni live në Twich, në kanalin e streamer-it Xhoci me komentim të plotë shqip. /Shqip.com