Lajme

Arrestohet polici që dyshohet që e vrau vëllain e tij në Gushtericë të Poshtme

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor dyshohet se të shtunën (7 maj) ka vrarë një person në fshatin Gushtericë të Poshtme.

Sipas Policisë, viktima është vëllai i tij dhe i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij). Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës)”, njofton policia.

Lexo edhe:
Një polic vret një person në fshatin Gushtericë e Poshtme

Theksojmë se në mesditën e së shtunës, zyrtari policor me inicialet M.Sh  kishte shtënë mbi trupin e vëllait të tij D.Sh, duke e lënë kështu të vdekur.

Si dorasi e po ashtu edhe viktima i përkasin nacionalitetit serb.

Komandanti i Stacionit Policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, kishte thënë se dyshohet e deri te konflikti që ka përfunduar me vrasje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore mes dy vëllezërve./Shqip.com