Sport Ndërkombëtar

Van Dijk është më i miri i të gjitha kohërave, sipas Michael Owen

Michael Owen e konsideron Virgil van Dijkun si qendërmbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave.

Analistët e “BT Sport” po diskutonin për yllin holandez përpara ndeshjes së të martës në Ligën e Kampionëve në mes Liverpoolit dhe Villarrealit, me Rio Ferdinand që tha se Van Dijk “është qendërmbrojtësi më i mirë në planet për momentin, lehtë”.

Kurse, ish-sulmuesi i Liverpool, Owen, pohoi se Virgil është më i miri i të gjitha kohërave.

Michael Owen gjatë deklaratës

“Epo unë do të shkoja më tej. Mendoj se ai është qendërmbrojësi më e mirë e të gjitha kohërave”.

I pyetur se çfarë e bën atë më të mirë se Ferdinand dhe të tjerët, Owen vazhdoi: “Ai ndoshta shënoi disa gola të tjerë, jo shumë, por ne po flasim për më të mirët këtu”.

“Siç thashë, Rio ishte qendërmbrojtësi më e mirë me të cilën kam luajtur ndonjëherë. Por me Van Dijk, si qendërsulmues e shikoj dhe mendoj: çfarë bëni kundër tij?”, u shpreh ai.

“Ai është më i madh se të gjithë, është më i shpejtë se të gjithë, është më i fortë se të gjithë, është i shkëlqyer me topin, ai shënon gola. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, vazhdoi Owen.

“E vetmja gjë që shkon kundër Van Dijk për momentin – dhe e theksoj, për momentin – janë medaljet e fituara nga ai. Ai ka fituar vetëm një Premier League dhe një Champions League. Njerëz si Rio dhe [Paolo] Maldini dhe [Franco] Baresi dhe njerëz si ata që mund t’i konsideroni më të mëdhenjtë, të gjithë janë të shumtë. Pra, kjo është e vetmja gjë që shkon kundër tij”, deklaroi fituesi i Topit të Artë.

Virgil Van Dijk me trofetë e fituar me Liverpoolin

“Por si i vetëm, unë e shikoj atë dhe mendoj: si mund të bëhesh më mirë se kaq?”, përfundoi Owen.

Van Dijk gjithashtu fitoi tituj radhazi me Celtic në Skoci, por ai ka ende pak rrugë për të bërë për të përballuar bashkëkohësit si Sergio Ramos, Raphael Varane, Thiago Silva, Giorgio Chiellini dhe Vincent Kompany. /Shqip.com