Sport Ndërkombëtar

PSG shënon fitoren e dytë në kampionat

PSG ka shënuar fitoren e dytë rresht në “Ligue 1” të Francës.

Skuadra e kryeqytetit francez shënoi fitore 4 me 2 ndaj Strasbourg-ut.

Deri në minutën e 27’të, PSG shënoi tri herë përmes Mauro Icardi, Kylian Mbappe dhe Julian Draxler.

Mysafirë tpërmes Kevin Gameiro dhe Ludovic Ajorque, shënuan dy herë në minutat e 53 dhe 64 – për të shpresuar në barazim.

Por, Pablo Sarabia në minutën e 86 vulosi fitoren për tri pikët e reja të PSG-së.

Katër minuta para golit të katërt, mbrojtësi i Strasbourg,  Alexander Djiku u ndëshkua me karton të kuq.

Në këtë sfidë nuk është paraqitur transferimi i ri i PSG, Lionel Messi – as Neymar e Ramos.

Sezonin e kaluar, PSG-së ia kishte rrëmbyer titullin Lile.

Qëllimi kryesor i skuadrës parisiane bazuar në deklaratat e dhëna është që të fitohet Champions League.

Në vitin 2020 ishin afër, por Bayerni u tregua më efikase në finale. /Shqip.com