Qalaj: Asnjë polic nuk guxon të shkojë në operacion pa antiplumb

Rashit Qalaj – ish drejtor i Policisë së Kosovës ka thënë se asnjë polic nuk guxon të shkojë në ndonjë operacion të caktuar në veri të vendit pa jelekun antiplumb.
Kështu ka deklaruar Qalaj në emisionin ‘’KallxoPernime’’.
Ai po ashtu ka folur edhe për problemet që po sjellë OSHP-ja lidhur me furnizimin me pajisje të policëve të Kosovës.
‘’Sa u përket jelekëve antiplumb, fillimisht duhet me ditë se jeleku është me afat skadencë dhe realisht duhet të planifikohet më herët se dihet se kontingjenti që është marrë para disa viteve se kur i del afati i skandecës. Kjo çështje nuk vetëm e sotit, por janë zhvilluar disa procese edhe në të kalurën. Unë e kuptoj që mungesa e bordit të OSHP-së shkakton telashe.’’ ka thënë Çelaj në KallxoPernime.
Sipas Qalajt, procedurat për blerën e antiplumbëve janë bllokuar që nga tetori i vitit 2020./Shqip.com