Sylejman Selimi është anëtari më i ri i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Sylejman Selimi është anëtari më i ri Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi – në faqen zyrtare të FFK-së.
“4 maj 2022 – Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës sot i është shtuar një anëtar i ri. Me propozim të presidentit Agim Ademi, ish-futbollisti Sylejman Selimi, sot është emëruar anëtar i KE të FFK-së.
Sylejman Selimi ishte një nga futbollistet më të shquar të kohës. Gjatë viteve të 80-ta kur ishte në fillet e karrierës, Selimi mbrojti ngjyrat e klubeve, KF Malushgat(Dukagjini) dhe KF Buduqnosti nga Skënderaj, ndërsa në vitet 90’-96’, karrierën e tij prej futbollisti e zhvilloi në KF Drenica”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Selimi – përveç karrierës si futbollist aktiv, ka qenë edhe pjesë e Ligës dhe Kombëtares së Veteranëve.
Teksa, ishte drejtor dhe më pas edhe kryetar i Klubit të Futbollit Prishtina.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare./Shqip.com