Daja e solli titullin në Suharekë

Trajneri – Ilir Daja e arriti qëllimin.
FC Ballkani është kampion i Superligës së Kosovës.
Pas një rrugëtimi të gjatë, e me shumë kthesa, skuadra nga Suhareka ia arriti qëllimin.
Që nga fillimi i sezonit, “xhebrailat” ishin favoritë në letër për vendin e parë dhe kjo u dëshmua edhe në fushën e gjelbër.
Ky lajm i mirë erdhi pas barazimit 0-0 në derbin e Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Skuadra nga Suhareka pati paraqitje tejet të mira në këtë sezon dhe nuk la vend për befasi.
Në total, Ballkani arkëtoi 21 fitore, u mposht vetëm katër herë dhe u ndal me shtatë barazime.
Teksa, ka grumbulluar 70 pikë.
Sa i përket ndeshjeve të zhvilluara sot – në Superligë u regjistruan këto rezultate:
Gjilani 0-0 Drita
Prishtina 5-0 Feronikeli
Dukagjini 2-1 Ulpiana /Shqip.com