Ulpiana përshëndetet nga Superliga, Dukagjini e fiton edhe një betejë
Ulpiana u dorëzua, Dukagjini ka bërë edhe një hap para.
Nga Sot, Ulpiana ka humbur gjasat për të qëndruar në Superligë.
Kjo skudër është mposhtur në shtëpi nga Gjilani, me rezultat 0-4 dhe ëndrrat e tyre morën fund.
Për “skifterat” tre herë realizoi Gerhard Progni, teksa një gol e shënoi edhe Blerim Krasniqi.
Pas 32 ndeshjeve të zhvilluara, Ulpiana tashmë gjendet në vendin e nëntë në tabelë, me vetëm 34 pikë të zhvilluara.
Liga e Parë – është realiteti i tyre i ri.
Në takimin tjetër të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dukagjini triumfoi ndaj Prishtinës me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Ergyn Ahmeti, nga pika e bardhë.
Ekipi nga Klina – tashmë ngritet në kuotën e 42 pikëve, njëjtë sa ka edhe Prishtina e vendit të katërt./Shqip.com