Sport Ndërkombëtar

Reagon Raiola: Më vranë për herë të dytë brenda katër muajve

Mino Raiola

Pas raportimeve se agjenti i njohur i futbollit ka vdekur, Mino Raiola, ka reaguar.

Ai përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se nuk ka ndërruar jetë.

“Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: të inatosur për herë të dytë në 4 muaj më vrasin. Duket gjithashtu në gjendje për të ringjallur”, ka shkruar ai.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar edhe doktori i spitalit të Milanos, Alberto Zangrillo.

“Jam i indinjuar nga telefonatat e gazetarëve që spekulojnë mbi jetën e një njeriu që po lufton për të mbijetuar”, ka thënë ai.

Sipas raportimeve përfaqësuesi i lojtarëve si Ibrahimovic, Pogba dhe Haaland, është në gjendje jo të mirë dhe i shtruar në spital.

I lindur në Itali në vitin 1967, Mino Raiola është një nga agjentët më të rëndësishëm në skenën aktuale të futbollit.

Raiola ka përfaqësuar yjeve të futbollir si Paul Pogba, Erling Haaland dhe Zlatan Ibrahimovic./Shqip.com