Einxhel Shkira i akuzoi se nuk e kanë paguar, reagon për herë të parë Romeo Veshaj
Publikuar:
(28.04.2022 14:27:43)

Kohë më parë Einxhel kishte punuar me vëllezërit Veshaj, por për shkak të një keqkuptimi ata kishin prishur raportet.
Por shtëpia e Big Brother Vip, bëri bashkë Donaldin e Einxhel, ku nuk u tejkalua tema për sherrin që kishin pasur bashkë.
Disa javë para finales, ishte Einxhel ajo e cila kishte hapur temën e punës që kishin bërë bashkë me Veshajt, por pati edhe akuza e kundërakuza.
Debati u thellua aq shumë, saqë moderatorja kishte thënë se vëllezërit Veshaj, e kanë larguar nga puna dhe nuk e kanë paguar në momentin që ajo kishte pësuar një aksident.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Romeo u provokua edhe me pyetje rreth rastit me Einxhel, ku tha se ende nuk kanë pasur përballje./Shqip.com