BSPK vendos: Grevë më 12 maj dhe protestë më 20 maj
Publikuar:
(28.04.2022 12:57:33)

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajnë grevë më 12 maj, derisa më 20 maj do të mbahet protesta në Prishtinë.
Ky vendim është marr për shkak se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se greva do të zgjas një orë.
“Ne sot vendosëm që krahas që është hap një tunel i vogël i dialogut social me qeverinë e Kosovës ne do të vazhdojmë me veprimet tona me datën 12 maj kemi vendos që të fillojmë me një grevë 1 orshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestën me 20 maj me protestën e veprimet tjera sindikale”, tha ai.
Ky vendim është marr në mbledhjen e BSPK-së, e cila u mbajt të enjten./Shqip.com