Sport Ndërkombëtar

Fanella e LeBron më e shitura për këtë vit, kalon Harden dhe Curryn

LeBron James

Fanella e LeBron James është më e kërkuara nga fansat e NBA-s.

Legjenda e basketbollit ka lënë pas yje të NBA-s si James Harden dhe Stephen Curry, të cilët gjenden në vendin e dytë dhe të tret.

Liga më e njohur e basketbollit në botë ka publikuar statistikat që e vejnë LeBron në krye të listës, duke u bazuar në shitjet e NBAStore.com.

Kjo vlen vetëm për gjysmën e dytë të stinorit, pra nga 13 janari deri më 10 prill të këtij viti.

Ylli i Lakers kishte mesatarisht 30.3 pikë, 8.2 kërcime dhe 6.2 asistime për lojë, dhe nëse nuk do të ishte për një dëmtim në kyçin e këmbës në fund të stinorit, ai mund të kishte fituar titullin e dytë, si shënuesi më i mirë.

James ka kryesuar rregullisht shitjet e fanellave gjatë gjithë karrierës së tij, dhe ndritja e tij në listën e shitjeve është rritur që kur u bashkua me Los Angeles Lakers në 2018-19.

LeBron James and Anthony Davis

Lakers patën një stinor për tu harruar, pasi ata nuk arritën të kualifikohen as për Play-in./Shqip.com