Lajme

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, këto janë aktivitetet për ditën e sotme

Sot në Kosovë, shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Në nderim të kësaj dite pritet të zhvillohen shumë aktivitete.

Fillimisht në ora 09:00, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve të të Zhdukurëve të Kosovës vendosin kurora me lule para përmendores së personave të zhdukur.

Në ora 11:00 në fshatin Meje të Gjakovës, bëhen homazhe në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Ndërsa duke filluar nga ora 14:00, Fondi për të drejtën Humanitare publikon raportin lidhur me sfidat në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.