Sport Ndërkombëtar Topi i Artë po i buzëqesh sulmuesit francez

Një fije shprese – e quajtur “Benzema”

Karim Benzema

Ekipi i tij u mposht.

Por, ai nuk u largua si humbës.

Tjetër natë e madhe nga Karim Benzema.

Tjetër dëshmi – që është në zenit të karrierës.

Karim Benzema

Sulmuesi francez shënoi dy gola – për të mbajtur ende të gjalla shpresat e madrilienëve – për një përmbysje të rezultatit në “Santago Bernabeu”.

Një ndeshje më parë në La Liga, ai kishte humbur dy penalti, por sonte shënoi një panenka.

I ftohtë akull. Hera e parë në karrierë që realizon 41 gola.

“Ne kemi nevojë për tifozët e Bernabeut tani më shumë se kurrë. Ne mund ta bëjmë atë. Panenka? Është normale – kam besim të plotë në veten time”, u shpreh francezi pas ndeshjes.

Tashmë, ai është autor i 13-të golave në Champions, në vetëm dhjetë ndeshje të zhvilluara.

Teksa, në La Liga është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë. 25 gola dhe 11-të asistime.

Numri 9 i mbretërve – e mban epitetin e favoritit kryesor për ta fituar Topin e Artë – për këtë vit.

Por, sezoni nuk ka përfunduar ende.

“Tigri i bardhë” i ishte bashkuar “galaktikëve” në vitin 2009, dhe sonte ishte ndeshja e 600-të që e djersit fanellën – që ka peshë të madhe.

35 milionët e paguar për të në vitin 2009 – që atëherë dukej një çmim astronomik, tashmë i ngjasojnë një shakaje.