Mbretërit u gjunjëzuan në Angli

“Mbretërit” janë “gjunjëzuar” në Angli.
Drama përfundoi.
Manchester City ka triumfuar ndaj Real Madrid, me rezultat 4-3, në një ndeshje që rrallë shihet në botën e futbollit.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Kevin De Bruyne – qysh në minutën e parë.
Nuk vonoi shumë edhe goli i dytë. Gabriel Jesus – e tundi rrjetën pas nëntë minutave për 2-0.
Për sulmuesin brazilian ky qe goli i tretë – në tri ndeshje të zhvilluara ndaj madrilienëve.
Teksa, City po e dominonte takimin, madrileinët u rikthyen në lojë me amë të Karim Benzemas.
Sulmuesi francez realizoi në minutën e 33-të për ta bërë këtë ndeshje edhe më interesante.
Pjesa e parë nuk solli më gola.
Kurse, e dyta ishte një dramë në vete.
Vendasit e nisën më mirë edhe këtë periudhë – duke realizuar me Phil Foden në minutën e 53-të.
Ama, mysafirët nuk u dorëzuan.
Pas një vrapimi me shpejtësi të dritës – Vinicus Jr e la të shtangur Edersonin – dhe rezultati u ngushtua në 3-2.
Por, vendasit nuk u ndalën prapa. Bernado Silva e lansoi një goditje të fortë me të majtën dhe festa shpërthue në “Etihatd Stadiuim”.
Kur u mendua se ndeshja përfundoi, Benzema e dëshmoi të kundërtën.
Numri 9 i mbretërve realizoi nga pika e bardhë – për 4-3 për të bërë fundin e takimit edhe më drithërues për vendasit.
Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, me 4 maj në “Santiago Bernabeu”.
“Los Blancos” kanë nevojë për një përmbysje të rezultatit./Shqip.com