Lajme

Hapet aplikimi për subvencione, ministri tregon se si mund të aplikoni

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka treguar se është hapur aplikimi për Programin e Pagesave Direkte të Subvencioneve për viti 2022.

Peci ka treguar se ky program arrin vlerën prej 50 milionë euro dhe sipas tij parasheh rritjen e konsiderueshme për shumicën e kulturave bujqësore.

“Hapet aplikimi për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2022! Ky program arrin vlerën prej minimum 50 milionë euro dhe parasheh rritje të konsiderueshme për shumicën e kulturave bujqësore.  Punë të mbarë e vit të begatë”, ka shkruar ai.

Peci gjithashtu ka bërë të ditur se ky aplikim është thjeshtëzuar dhe pret nga fermerët që të aplikojnë me korrektësi, për këtë ai ka paralajmëruar se është rritur kontrolli për të mbrojtur bujkun meritor.

Detajet lidhur me aplikimin https://www.mbpzhr-ks.net/sq/subvencione /Shqip.com