Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë
Publikuar:
(25.04.2022 21:08:48)

Në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar rasti për Shqip.com duke mos dhënë shumë detaje.
“Në orët e mbrëmjes është raportuar se në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, është hasë në një mjet të pashpërthyer. Me rastin po merren njësitet përkatëse policore”, ka thënë Zahiti./Shqip.com