Lajme

Reagon Rama pas shëtitjes me biçikleta: E shijuam tej mase

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar pas shëtitjes me biçikleta rreth e qark unazës së kryeqytetit.

Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka shijuar shumë xhiron së bashku me Marakli e Biçikletave.

“E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biciklave rreth e qark Unazës. Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve. Prishtina po frymon”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Ashtu siç është paralajmëruar gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe kanë funksionuar:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve./Shqip.com