LDK kërkon nga Albulena Haxhiu t’i ndalë “sulmet” ndaj Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, “që t’i ndalë sulmet ndaj Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor”.
“Në momentin kur nuk ka reagime si ajo për audio-incizimet, padyshim që do të kritikohen nga Ministria e Drejtësisë”, ka deklaruar Haxhiu.
Por, sipas LDK-së, këto janë “ndërhyrje flagrante në pavarësinë e institucioneve të sistemit të drejtësisë”.
“Sulmet e tilla i pengojnë institucionet e drejtësisë në punën e tyre. Kjo sjellje e ministres së Drejtësisë, tregon qartë që kjo qeveri është e praktikantëve të cilët në mungesë të vizionit për të rregulluar sistemin tonë të drejtësisë dhe për ta avancuar atë, e sulmon çdo ditë”, ka thënë Shkëmb Manaj, gjatë një konference për media.
Ai shtoi se “Albulena Haxhiu nuk i di se cilat janë kompetencat e saj”.
“Po të kishte pak integritet moral do të kishte dhënë dorëheqje”, ka deklaruarSallahu.
Pas konferencës për media që kishte Albulena Haxhiu, më 11 gusht, kanë reaguar nga Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor.
Pretendojnë se janë duke u atakuar vazhdimisht dhe padrejtësisht nga ministrja.
Kjo situatë vjen pasi Gazeta Online Shqip.com, publikoi disa audio-incizime “Inteligjenca e Zhvatjes”, në të cilën implikohen persona me funksione në prokurori, gjykatë e drejtor njësiti.
Por, është përmendur edhe emri i Aleksandër Lumezit, i cili nuk e ka dhënë opsionin e dorëheqjes.
Por, një gjë e tillë po kërkohet nga Ministria e Drejtësisë, diçka që opozita po e cilëson si “ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”.
Sipas, Kushtetutës së Kosovës, ka një ndarje sistemesh dhe Ministria e Drejtësisë konsiderohet “logjistikë e këtij sistemit të drejtësisë”.
Klikoni në rubrikën N’shënjestër, për të shikuar të gjitha publikimet në Dosjen “Inteligjenca e Zhvatjes” në mënyrë kronologjike. /Shqip.com