Sport Ndërkombëtar

Fury-Whyte, ndeshjen mund ta shikoni këtu

Fury - Whyte

Tyson Fury do të ngritet – sonte për të fundit herë në ring, për tu përballur me  Dillian Whyte.

Ky takim që është i vlefshëm për titullin WBC, do të zhvillohet në “Wembley Stadium”, teksa do të transmetohet në RTK.

Takimi nis rreth orës 23:00(nuk dihet orari i saktë për shkak të ndeshjeve paraprake) dhe pritet të jetë tejet interesant.

Përplasja e tyre shënon luftën e parë mes dy boksierëve britanike për titullin e botës në peshën e rëndë, që kur u përballen Frank Bruno luftoi me Lennox Lewis, pothuajse 30 vjet më parë në Cardiff.

Për Furyn ky takim do jetë historik, sepse ditë më parë kishte njoftuar se do jetë i fundit në karrierën e tij.

Meçin e fundit e kishte zhvilluar me datë 9 tetor të vitit 2021 – kundër Wilder, të cilin e kishte mposhtur me nokaut./Shqip.com