Sport Ndërkombëtar

Tyson Fury e paralajmëron pensionimin nga boksi

Tyson Fury

Tyson Fury ka njoftuar se ai do të tërhiqet nga boksi – pas ndeshjes të së shtunës për titullin e botës në peshën e rëndë – kundër Dillian Whyte.

Një stërvitje e hapur u zhvillua të martën në hijet e stadiumit Wembley, ku do të marrin pjesë 94 mijë spektatorë këtë fundjavë.

Teksa – pas stërvitjes, në konferencën e mbajtur për media, “The Gipsy King” – tha se rrugëtimin të tij në ring po i vjen fundi.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë i vjetër, ulje-ngritje në karrierën time, shumë ulje-ngritje. Unë jam deri në 34, 20 vjet si boksier, kjo është e mjaftueshme për këdo. Ka shumë gjëra të tjera që duhet të bëj si të kujdesem për fëmijët dhe gruan e mi dhe t’i shijoj ato”.

“Pjesa tjetër është vullneti i Zotit, Së bashku me Frank Warren do të pimë një pije pas luftës, për një natë dhe karrierë shumë të suksesshme”.

Tyson – ndeshjen e fundit e kishte zhvilluar me datë 9 tetor të vitit 2021 – kundër Wilder, të cilin e kishte mposhtur me nokaut./Shqip.com