Djokovic e arrin finalen e parë – për vitin 2022

Pas dështimit në “Monte Carlo Masters”, Novak Djokovic po gjen “ngushëllim” në Serbia Open.
Novak ka arritur të kualifikohet në finale të këtij kompeticioni, pasi e mposhti rusin Karen Khachanov.
Djokovic ishte superior në këtë takim dhe arriti të triumfojë me rezultat 4-6 6-1 6-2.
Për 35 vjeçarin kjo ishte finalja e parë – në vitin 2022 dhe dëshiron të dalë fitues me çdo kusht.
Përballë tij do e ketë Andrey Rublev – nga Rusia, teksa ndeshja do të zhvillohet – të dielën.
Rublev nuk duket një kundërshtar i lehtë në letër, sepse gjendet në vendin e tetë të ranglistës botërore.
Djokovic – nuk ishte lejuar të merrte pjesë në Australian Open – për shkak të mos-vaksinimit kundër COVID-19.
Teksa në Monte Carlo u mposht në raundin e parë.
Fitimi i këtij kompeticioni – mbetet i vetmi opsion për të, në të kundërten do jetë një tjetër dështim./Shqip.com