Sport Ndërkombëtar

Djokovic u rikthye, por u “gjunjëzua” në ndeshjen e parë

Novak Djokovic

Numri 1 i botës u rikthye, por është ende larg nga forma optimale.

Novak Djokovic ka pësuar humbje befasuese nga Alejandro Davidovich Fokina – në Monte Carlo Masters.

Ani pse Novak ishte favorit në letër, Davidovich shënoi fitore me rezultat 3-0 në sete  (6-3) (6-7) (6-1).

Për tenistin serb – kjo ishte ndeshja e parë që nga muaji shkurt.

Por, përkundër disfatës, ai tha se “dëshiroj ta përgëzoj Alejandron. Ai ishte lojtar më i mirë”.

Dyshja ishin përballur edhe në vitin e kaluar – dy herë, por fitues kishte dalë Djokovic në Romë dhe në Lojërat Olimpike të Tokios.

Kjo humbje ishte edhe një tjetër dështim i radhës për 34 vjeçarin, i cili nuk u lejua të lunate në Australian Open – për shkak se nuk ishte vaksinuar (me vaksinën anti-covid).