Gjilan: E raporton ish-bashkëshortin në polici pasi ia mori veturën që ia kishte bërë dhuratë
Publikuar:
(12.08.2021 09:17:30)

Një grua nga Gjilani e ka raportuar në polici ish-bashkëshortin e saj të mërkurën pasi sipas saj, i njëjti ia kishte marrë veturën, të cilën kohë më pare ia kishte dhënë si dhuratë.
Rasti është hapur si “Vetëgjyqësi”, njofton policia.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./SHQIP.com