Rozë

Si sheik në mes të Dubait, Florian Marku shijon pushimet luksoze me familjen

Florian Marku during todays Media Day 22 September 2021 Picture By Ian Walton Matchroom Boxing

Pas triumfit ndaj Chris Jenkins, kampioni shqiptar i boksit, Florjan Marku po shijon pushimet tash e disa ditë në Dubai.

Ai ndodhet atje me partneren dhe djalin.

Madje, në njërën nga fotot kampionin shqiptar mund ta shohim të veshur si sheik, ndryshe siç jemi mësuar ta shohim.

Të shumta kanë qenë edhe fotot me bashkëshorten dhe të birin të cilin e cilëson si ‘Marku Junior” dhe “motivimin e tij për të ecur para”.

Kujtojmë se Floriani u bë baba për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar. Lajmin e bëri të ditur ai vetë me anë të një fotoje të ëmbël nga spitali në Britani, ku erdhi në jetë djali i tij./Shqip.com