Kulturë

Kosova në Bienalen e Venedikut përfaqësohet nga arti i Jakup Ferrit

Kosova merr pjesë për herë të pestë në Ekspozitën e 59-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia.

Kosova do të përfaqësohet nga ekspozita solo e artistit Jakup Ferri.

Ekspozita do të hapet më 29 prill deri më 27 nëntor.

Jakup Ferri prezanton piktura, qëndisje dhe qilima, në një ekspozitë të titulluar  “Monumentaliteti i së përditshmes”

Vizatimet e Ferrit kryesisht përshkruajnë skena të përditshme që përfshijnë kafshë, fëmijë, akrobatë, muzikantë dhe aktivitete sportive.

Po ashtu artisti sjell edhe detaje popullore përmes artit të tij.

Ndërkaq, zyrtarisht Pavijoni i Kosovës sipas do të hapet sot në orën 16:30.