Përplasje në Komisionin për Ekonomi, Hajdari: Po marr shantazhe nga mediat
Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka raportuar para deputetëve në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave si dhe lidhur me “Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore”.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, gjatë mbledhjes e ka pyetur ministren për disa çështjesh, ndër të tjerash edhe për disa trajnim që kishin të bënin me njërin nga zyrtarët e ministrisë.
Ministrja Hajdari gjatë deklarimit tha se “ka marrë shumë shantazhe nga mediat”.
Hajdari nuk la vend për të kuptuar se për çfarë saktësisht fliste, pasi që nuk e sqaroi por ajo tha se këto “shantazhe”, kishin të bënin me trajnime e edukime.
“Po marr shantazhe nga mediat, jo trajnimi, jo edukimi e të tjera. Nuk janë nënshkruar marrëveshjet në hotelin e lartcekur, por ka qenë një tjetër. Ne kemi trashëguar një ministri ku nuk kemi vend për mbi 130 persona.”, tha ministrja Hajdari.
Pasi përfundoi fjala e ministres, deputetët e tjerë anëtar në këtë komision patën ankesa se deputeti Shala nuk ua dha fjalën e as mundësinë që të parashtrojnë pyetje gjatë gjithë mbledhjes.
Gjatë kësaj, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Shala po tenton të denigrojë personalitetin e Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i cili është staf civil.
“Ekziston procesverbali dhe incizimi. Pyetje gjithnjë i kishi me tendenca, a keni shku a keni bë? Normal që ministria nuk ka vend për mbi 130 persona që vinë të nënshkruajnë. Ka deviju kjo mbledhje”, tha Kusari-Lila.
Pasi që deputetja Kusari – Lila ka përfunduar fjalimin për mbrojtjen e sekretarit të kësaj ministrie, nisi përplasja ndërmjet anëtarëve të këtij komisioni, dhe kryetarit të saj, Ferat Shala.
Pas përplasjeve, ishte shefja e Grupit të VV-së, Mimoza Kusari – Lila e cila ka kërkuar që të ndërpritet mbledhja, me arsyetimin se tani nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Ndërsa, Ferat Shala, kryetari i këtij Komisioni, tha se mbledhja me këtë rend dite vazhdon një ditë tjetër./Shqip.com