Kush merr vaksinën fiton biletë falas, nisma fantastike e skuadrës gjermane
Publikuar:
(11.08.2021 16:48:22)

Skuadra gjermane, Freiburg ka gjetur një mënyrë të veçantë për parandalimin e infektimeve me COVID-19, shkruan Shqip.com.
Klubi gjerman ka njoftuar se kushdo që do të vaksinohet mes të premtes dhe së dieles në panairin e Freiburgut do të ketë mundësi të fitoi një biletë falas për një ndeshje e cila zhvillohet në shtëpi.
Drejtuesit e klubit tashmë kanë bërë të gjatshme 1100 bileta për tifozët e vaksinuar.
Kjo ndeshje pritet të jetë përballja e dytë e skuadrës gjermane në Bundesliga përball Borussia Dortmundit.
Kjo pasi ndeshjen e parë të kampionatit, Freiburg e zhvillon në udhëtim te Arminia Bielefeld.
Edicionin e kaluar Freiburg e kishte mbyllur në pozitën e 10-të në ligën gjermane me 45 pikë të grumbulluara në 34 ndeshje./Shqip.com