Muffins me çokollatë
Përbërësit për 12 copë:
1 filxhan e gjysmë çaji me miell (200 g)
35 gr kakao pa sheqer (pak më shumë se 1/3 e filxhanit të çajit)
1 filxhan çaji sheqer (200 g)
çerek lugë çaji kripë
1 lugë çaji fryrës për ëmbëlsira 6 g
1/2 lugë çaji sodë buke 3 g
1 vanilje
2 vezë mesatare
1/2 filxhan çaji vaj (90 g)
Gjysmë filxhan çaji kos (është mirë të jetë i thartë, nëse nuk është i shtoni pak lëng limoni)
100 g çokollatë me 50% kakao e copëtuar në copa të vogla ose e njëjta sasi në pikëza çokollate
8 kokrra gliko kumkuati të prera në copëza të vogla ose në mungesë të glikose, lëkurën e një portokalli të grirë hollë.
Përgatitja: Përziejmë në një tas përbërësit e thatë: miellin, kakaon të situr, fryrësin, sodën, kripën. Përziejmë në një tas tjetër vezët me sheqerin dhe vaniljen.
Shtojmë vajin dhe kosin dhe trazojmë mirë. Bëjmë bashkë përbërësit e thatë me ata të lëngët. I përziejmë sa të bëhet brumi homogjen (por jo shumë). Shtojmë copat e çokollatës dhe kumkuatin ose lëkurën e portokallit.
I përziejmë pak sa të shpërndahen nëpër brumë. E hedhim me lugë në format e mafins duke i mbushur deri në 3/4 e lartësisë.
I pjekim për rreth 25 minuta në 180 gradë. Furra duhet të jetë e nxehtë kur i futim për pjekje.
