Ibrahimovic ende nuk e ka vazhduar kontratën

Zlatan Ibrahimovic – vazhdon të luaj në nivelet më të larta të futbollit evropian, ani pse është 40 vjeçar.
Por, e ardhmja e tij është e mjegullt.
Sulmuesi suedez – ka kontratë me rosonerët deri në vitin 2023, por ende nuk e ka vazhduar.

Në një deklaratë të dhënë javë më parë për mediat italiane, Zlatan kishte thënë se “nuk do largohem nga Milani pa fituar ndonjë trofe”.
Shtatëgjati ka zhvilluar 19-të ndeshje në Serie A, teksa ka shënuar tetë gola dhe dy asistime.
Për momentin është jashtë fushave të gjelbra për shkak të lëndimit dhe nuk dihet se kur do të kthehet.
Sa i përket formës ekipore, Milani është lider në Serie A – me 71 pikë të grumbulluara.

Dy më shumë se Interi i vendit të dytë, por neurazurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Sipas të gjitha gjasave titulli do të vendoset – vetëm në fund të kampionatit. /Shqip.com