Lajme

481 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ilustrim.

Me 23 rastet pozitive të konfirmuara të dielën, numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka arritur në 481.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 224 mijë e 242.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ilustrim,

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 824 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot mbi 821 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Shqip.com