Sport Ndërkombëtar

Atletja xhamajkane – e regjistron kohën më të shpejtë në për vitin 2022 – në 100 metra

Elaine Thompson-Herah

Atletja xhamajkane, Elaine Thompson-Herah ka arritur kohën më të shpejtë – në 100 metra për vitin 2022 – në konkurencën e femrave.

Thompson ka vrapuar në distancën prej 100 metrave për vetëm 10.89 sekonda në “Golden Games”, që po mbahen në Walnut, Kaliforni.

Këtë kohë – ajo e arriti në gjysmëfinale, teksa vendosi të mos konkurrojë në finale, pa dhënë asnjë arsye për vendimin e saj.

Për Elaine ky është edhe një sukses i madh që e pasuron edhe më shumë CV-në e saj në atletikë.

“Ndihem mirë që jam kthyer. Hapja e sezonit 10:89”, shkroi 29 vjeçarja në Twitter.

Thompson-Herah u bë gruaja e parë që fitoi dyshe olimpike në sprint, kur ajo mbajti titujt e saj në 100 dhe 200 metra në Tokio.

Ajo – është pesë herë fituese e medaljes së artë olimpike dhe një të argjendtë./Shqip.com