Të dielën zhvillohen dy finalet e Kupës së Kosovës në Volejboll
Publikuar:
(17.04.2022 12:20:20)

Të dielën do të zhvillohen dy finalet e Kupës së Kosovës me që luhen në Palestrën “1 Tetori”.
Në konkurrencën e meshkujve, Peja përballet me Ferizajn në takimin që fillon nga ora 17:15.

Kjo ndeshje do të vendos se kush do të shpallet kampion i Kupës së Kosovës në volejboll për vitin 2022.
Ferizaj ka mposhtur 3-0 Lubotenin në gjysmëfinale, ndërsa Peja triumfoi përball Dritës.
Nga ana tjetër në konkurrencën e femrave, Drita ndeshet me Fer Volley, me fillim nga ora 20:30, në të njëjtën sallë.

Fer Volley mposhti M. Technologien, në gjysmëfinale për të prekur finalen e madhe, derisa Drita kaloi Skenderajn./Shqip.com